Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë vjet burgim për “dëshmitarin e Jehovait” në Rusi

Një gjykatë në Rusi ka shpallur fajtor për ekstremizëm një anëtar të grupit fetar Dëshmitarët e Jehovait. Gjykata e dënoi atë me 6 vjet burgim.

Në anën tjetër, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë rastin e danezit, Dennis Christensen, si test për liritë fetare në Rusi, e vendimi i fundit i gjykatës padyshim se do t’i përkeqësojë raportet mes Lindjes dhe Perëndimit.

E, Christensen, ndryshe anëtari i parë i Dëshmitarëve të Jehovait që u arrestua nën akuza për ekstremizëm në Rusi, i ka mohuar akuzat.

Më shumë se 100 raste janë hapur kundër anëtarëve të Dëshmitarëve të Jehovait dhe disa të tjerëve në Rusi kohëve të fundit. Të gjitha botimet e literatura e tyre është vendosur në listën e literaturës së ndaluar.