Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjashtë të dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e tetëvjeçares në Indi

Gjashtë të akuzuarit për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e një vajze myslimane tetëvjeçare në Kashmirin e administruar nga India, janë shpallur fajtorë të hënën në një gjykim të përshpejtuar rreth rastin ka ndjellë r tmerrim në vend dhe gjetkë.

Viktima, e cila i përkiste një fisi nomad mysliman, ishte gjetur në një pyll afër qytetit Kathua, në janar të 2018-s, raporton “BBC”, transmeton “Koha Ditore”.

Rasti i tetëvjeçares kishte mbushur ballinat e gazetave, kur grupet hinduse të së djathtës dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut protestuan rreth arrestimit të tetë burrave. Që të gjithë ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Tetëvjeçarja ishte zhdukur gjatë natës së Vitit të Ri 2018 dhe kufoma e saj e gjymtuar ishte gjetur pothuajse tri javë më vonë. Sipas hetuesve, fëmija ishte mbajtur mbyllur në një tempull lokal për disa ditë rresht dhe i ishin dhënë sedativë për ta mbajtur pa vetëdije. Dëshmitë kanë treguar se ajo “është përdhunuar për ditë me radhë, është torturuar dhe më në fund është vrarë”.