Gjashtë persona kanë vdekur duke u ngjitur në vullkanin Klyuchevskaya Sopka në lindjen e largët të Rusisë dhe gjashtë të tjerë besohet se janë bllokuar të dielën pasi erërat e fuqishme ndaluan një përpjekje shpëtimi.
Një grup prej 12 personash duke përfshirë dy guida, ishin nisur për t’u ngjitur 4.754 metra të martën, por hasën në telashe të shtunën, kur disa nga grupi gjeten vdekjen e tyre duke rënë nga një lartësi prej 4.200 metra, kanë thënë autoritetet.
Një persona është bërë e ditur se ka thyer këmbën.
Ekipet e shpëtimit kanë tentuar për t’i shpëtuar por u është dashur të kthehen pasi erërat e fuqishme kanë bërë të pamundur uljen e aeroplanit.
“Ata duhej të uleshin por erërat e forta e kanë bërë të pamundur uljen e helikopterit, derisa janë bërë edhe dy përpjekje tjera për t’i shpëtuar”, kanë thënë ekipet e shpëtimit.
-
Rrëzohet një helikopter rus në Siberi, gjashtë të vrarë dhe shtatë të plagosur
-
Rrëzohet një aeroplan bjellorus, shtatë të vdekur
-
Temperaturat -20 gradë, pesë alpinistë vdesin në malin më të lartë në Evropë
-
Pesë të vdekur nga përplasja e një helikopteri në Rusi
-
Vullkani rus shpërthen për herë të parë në më shumë se 600 vjet