Studiuesit besojnë se mund të ketë një planet të jetueshëm, në afërsi të një ylli që po vdes.
Nëse konfirmohet, kjo do të ishte hera e parë që një planet ku mund të jetohet është gjetur në orbitën e një ylli të tillë, të quajtur "xhuxh i bardhë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlaneti u zbulua në "zonën e banueshme" të yllit, ku nuk është as shumë ftohtë dhe as shumë nxehtë për të jetuar. Distanca në mes të një planeti dhe yllit duhet të jetë tamam e duhur për të qenë e jetueshme.
Studimi është publikuar në njoftimet mujore të Shoqërisë Mbretërore Astronomike.
Jay Farihi nga University College London, i cili drejtoi studimin, tha se vëzhgimi ishte krejtësisht i ri për astronomët.
"Kjo është hera e parë që diçka është parë në zonën e banueshme të një ‘xhuxhi të bardhë’. Dhe kështu ekziston mundësia për jetë në një botë tjetër që rrotullohet rreth tij", tha ai për BBC.
Ndërsa yjet e mëdhenj bëhen vrima të zeza kur vdesin, më të vegjlit bëhet xhuxhe të bardha. Ato janë zakonisht në madhësinë e një planeti dhe lëshojnë një dritë të bardhë-në të kaltër kur formohen fillimisht.
Planeti potencial mendohet të jetë 60 herë më afër yllit se planeti ynë që është nga Dielli.