Tedros Adhanom Ghebreysus ka fituar edhe një mandat të dytë pesëvjeçarë si drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
OBSH-ja ka bërë të ditur se shtetet anëtare të saj kanë votuar sot për ta rizgjedhur Ghebreyesusin. Rizgjedhja e tij është konfirmuar gjatë Asamblesë së 75-të të Shëndetësisë Botërore të mbajtur në Gjenevë. Ghebreyesus ishte kandidati i vetëm.
Ai së pari në krye të OBSH-së është zgjedhur në vitin 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
Izraeli sulmoi aeroportin ku ndodhej shefi i OBSH-së
-
OBSH: Covid-19 ende një emergjencë globale, i nevojshëm menaxhimi i kujdesshëm
-
OBSH-ja vlerëson se është koha e duhur për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19
-
OBSH: Lehtësia e Omicronit krijon retorikë të gabuar se pandemia ka përfunduar
-
Shefi i OBSH-së thotë se bota është në “pikën kritike” të pandemisë COVID