Një tubacion i madh i karburantit amerikan thuhet se ka paguar bandën kriminale kibernetike DarkSide gati 5 milionë dollarë shpërblim, pas një sulmi kibernetik.
Colonial Pipeline pësoi një sulm kibernetik ransomware gjatë fundjavës dhe hoqi shërbimin për pesë ditë, duke bërë që furnizimet të mungonin në të gjithë SHBA-në.
CNN, New York Times, Bloomberg dhe Wall Street Journal raportuan se u pagua një shpërblim, duke cituar burime të tyre.
Colonial ka thënë të enjten se nuk do të komentonte mbi këtë çështje.
Të premten, gjiganti japonez i teknologjisë së konsumit Toshiba ka thënë se divizioni i saj evropian në Francë ishte goditur nga e njëjta bandë kriminale kibernetike.
Artikuj të ngjashëm
-
SHBA-ja ofron 10 milionë dollarë për atë që ka informacion rreth një grupi të hakerëve
-
Gazsjellësi amerikan rifillon shërbimin pas sulmit kibernetik
-
Gazsjellësi amerikan ende jashtë funksionit, pas sulmit kibernetik
-
SHBA-ja parandalon sulmin kibernetik të hakerëve kinezë
-
SHBA-ja po i jep 5 milionë dollarë shpërblim për kapjen e kriminelit të njohur