Një gazetare në Itali është ngacmuar seksualisht nga tifozët e futbollit në një transmetim të drejtpërdrejt, pas një ndeshje të luajtur në fundjavë, raporton Daily Mail.
Greca Beccaglia, një gazetare e televizionit Toscana TV, po raportonte jashtë stadiumit “Carlo Castellani” në Empoli, ku Empoli triumfoi 2:1 ndaj Fiorentinës në Serie A.
Beccaglia po fliste me tifozët e dëshpëruar të Fiorentinës, kur dy burra iu afruan asaj nga past pas ndeshjes.
Një prej tyre u duk sikur po pështynte dorën, përpara se ta godiste gazetaren në prapanicë, në një shfaqje tronditëse të një ngacmimi seksual në transmetim drejtpërdrejt.
Gazetarja u kthye më pas dhe reagoi, duke u thënë atyre: “Nuk mund të bëni këtë”.
Shoqata e Gazetarëve në Toskanë ka reaguar ndaj këtij incidenti.
Edhe
Spallettit nuk i pëlqeu veprimi i Zhegrovës, merr duartrokitje
Sulmi ndodhi pikërisht pas ndeshjes ku lojtarët mbajtën shenja të kuqe gjatë ndeshjes në përkrahje për të ndaluar dhunën ndaj grave.
Ndërkohë kolegu i gazetares, Giorgio Micheletti, që organizoi intervistën nga studio, është përballur me kritika nga shikuesit, pasi ai nuk dënoi veprimin e burrave, vetëm i tha gazetares: “mos u zemëro”.