Gazetarja e CNN-it, Sara Sidner ka qarë gjatë raportimit të saj në një lidhje të drejtpërdrejtë për Covid-19.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani kanë vdekur më shumë se 375 mijë njerëz ndërkohë që korrespodentja Sidner e cila ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme lidhur me pandeminë ka theksuar se virusi është duke goditur më së shumti komunitetin me ngjyrë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSinder ishte duke raportuar për rastin e një familje, dy anëtarë të së cilës kishin vdekur nga Covid dhe gjatë raportimit ajo filloi të qante.
Ajo kërkon nga njerëzit që të kenë kujdes, të ruajnë veten dhe familjarët e tyre në mënyrë që njerëzit të mos përjetojnë humbjet e të afërmve.