Gazetari Jamal Khashoggi është vrarë me të hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, pastaj trupi i tij ishte copëtuar, ka thënë kryeprokurori i qytetit në konfirmimin e parë zyrtar për mënyrën e vrasjes së tij, raporton The Guardian.
Kjo deklaratë rrëzon deklaratat e shtetit arab se gazetari u vra pas një përleshje në konsullatë, në të cilën kishte shkuar për të marrë dokumentet e martesës.
Prokurori, Irfan Fidan, ka thënë se vrasja e gazetarit ishte planifikuar dhe ka kritikuar kolegët e tij sauditë që nuk kanë dalë me “rezultate konkrete” nga hetimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Arabia Saudite pranon se gazetari u vra në konsullatën e saj në Turqi
-
Turqia: Kemi prova se gazetari u vra në konsullatën saudite
-
Dyshohet se gazetari saudit u vra në konsullatën arabe në Stamboll
-
E fejuara e gazetarit Khashoggi kërkon ndëshkimin e princit saudit
-
Në Turqi nis procesi gjyqësor për rastin Khashoggi