Gazetari amerikan Tucker Carlson u largua nga Rusia mëngjesin e së enjtes, në orën 4:15 me orën e Moskës, me një aeroplan që fluturonte në linjën Moskë-Beograd nga Aeroporti Sheremetyevo. Ai konfirmoi se intervista me presidentin rus Vladimir Putin do të publikohet mesnatën e 9 shkurtit me kohën tonë lokale.
“Tucker Carlson interviston presidentin rus Vladimir Putin. Do të publikohet nesër në orën 18:00 EST”, thuhet në faqen e Instagramit të Carlsonit, transmeton “Politico”.
Intervista e Carlsonit me Putinin pritet të shfaqet në “X” dhe në faqen e tij.
Carlson ka thënë të martën se tani do të kërkojë intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Carlson, ish-moderator i “Fox News”, e ka realizuar intervistën e parë të Putinit me një gazetar perëndimor që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.