Agjencia gjysmë shtetërore e lajmeve në Iran, Fars, e cila besohet se është e afërt me Gardën Revolucionare, ka publikuar një video që kërcënon kryeqytetet e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe me sulme me raketa.
Fars e ka postuar videon në Twitter, por më vonë e ka fshirë, transmeton AP.
Video tregon sulmet e mëparshme raketore të Gardës Revolucionare dhe pamjet se si snajperët godasin kryeqytetet Abu Dabi dhe Riad, transmeton KosovaPress.
Zyrtarët iranianë kanë fajësuar shtetet sunite arabe rajonale për mbështetjen e separatistëve arabë, të cilët thonë se kanë kryer një sulm mbi një paradë ushtarake në Ahvaz të shtunën, duke vrarë 25 vetë dhe duke plagosur 60 njerëz.
Artikuj të ngjashëm
-
Irani zotohet të mos lejojë “asnjë pikë të vetme” nafte apo gazi të kalojë nëpër Hormuz
-
Irani i kundërpërgjigjet SHBA-së me sulme të reja
-
Irani mohon se ka sulmuar Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Emiratet e Bashkuara thonë se Irani i sulmoi me 19 raketa dhe dronë
-
Dy të vrarë në Abu Dhabi nga një sulm iranian