Ekonomitë më të mëdha të botës të mbledhura në samitin e G20-ës shprehën shqetësime sot se ekonomia botërore vazhdon të përballet me rreziqet anësore në lidhje me mosmarrëveshjet mes Kinës dhe SHBA-së, pasi filluan një takim dy ditor në jugperëndim të Japonisë.
“Megjithatë G20 pranon se ekonomia botërore do të vazhdojë rritjen në gjysmën e dytë të këtij viti”, tha për gazetarët ministri japonez i Financave, Taro Aso.
“Besimi tek tregu do të dëmtohet nëse Kina dhe SHBA-ja nuk zgjidhin konfliktet tregtare”, tha Aso, i cili drejton këtë samit./Atsh/
Artikuj të ngjashëm
-
FMN: Konflikti mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon ekonominë globale
-
SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë bisedimet tregtare për ditën e dytë me radhë
-
Vendet e G7-tës dakordohen që t’u kundërpërgjigjen praktikave tregtare të Kinës
-
Kina e gatshme ta përshkallëzojë luftën tregtare pas kërcënimeve të Trumpit
- Amerika dhe Kina drejt përplasjes