Këtë janar, një ekspozitë e titulluar “Shtegu i fitores” u hap në Sarajevë nën kujdesin e Ambasadës Ruse. Ekspozita përbëhet nga dokumente dhe postere për rolin e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Siç shkruan Hikmet Karçiq në "Haaretz", në hapjen e ekspozitës, ambasadori rus tha: “Ajo që i bashkon popujt tanë është interpretimi i përbashkët i historisë ndaj nazizmit. Ekspozita e sotme është një grup faktesh rreth ngjarjeve të vërteta nga periudha e luftës”.
Por, sipas tij, është gjithnjë më e qartë se “asnjë interpretim i përbashkët i historisë” veçanërisht në lidhje me Luftën e Dytë Botërore nuk e lidh Rusinë me rritjen e numrit të shteteve, nga Polonia deri në Baltikë. Dhe tani Kremlini duket i përkushtuar të shpërndajë versionin e tij partizan, në mos revizionist të “fakteve të vërteta” rreth Luftës së Dytë Botërore gjithashtu në gjithë Ballkanin.
Ai thotë se kjo është hera e parë që një ekspozitë e tillë është mbajtur në Sarajevë. Aktivitetet kulturore të Ambasadës së Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë janë zakonisht të fokusuara në pjesë tjera, në etninë e serbëve të Bosnjës, ku akademikët rus dhe institucionet kulturore tashmë e kanë një histori të mirëkrijuar në bashkëpunim.
Karçiq thotë se, revizionizmi historik është një përbërës i spikatur i fuqisë së butë ruse, dhe “kulti i fitores”, triumfi i atëhershëm i Rusisë Sovjetike mbi nazizmin, i paraqitur si një arritje e njëanshme, është thelbësore si strategji. Fokus kryesor i triumfit është 9 maji, Dita e Fitores, me të cilën përkujtohet dorëzimi i nazistëve.
Edhe
Putini mbështet miqtë e tij në Ballkan, për ta ndihmuar në luftën e Ukrainës
Sipas tij, këto aktivitete janë parë si pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kremlinit për të ndryshuar ose falsifikuar atë që pranohet si e vërtetë historike dhe përhapja e tyre në vitet e fundit ka shkaktuar reagim të fortë nga Polonia dhe shtetet e Baltikut.
Ai thotë se në një deklaratë të përbashkët mjaftë kritike, presidentët e Lituanisë, Estonisë e Letonisë kanë kritikuar Rusinë për keqinterpretimin e ngjarjeve që janë të lidhura me Luftën e Dytë Botërore dhe ngjarjeve pas saj, dhe kanë bërë të qartë që jo vetëm historia është në rrezik.
Karçiq thotë se revizionizmi i Rusisë sipas fjalëve të tyre, “ishte përpjekje për të falsifikuar historinë dhe për të vënë në dyshim themelin e rendit bashkëkohor të bazuar në rregulla ndërkombëtare”.
Sipas tij, aktivitete të tilla janë bërë të zakonshme viteve të fundit në Ballkan. Megjithëse në shkallë të vogël, ato e bëjnë të rëndësishme ndikimin e Rusisë në rajon.
Ai shkruan se këtë vit, Rusia e udhëzoi ambasadorin në Bosnje dhe Hercegovinë që të marrë pjesë në përvjetorin e Banja Llukës, së bashku me spektrin politik të Bosnjës.
Edhe
Forcat demokratike në Serbi dënojnë dokumentarin rus ku si zgjidhje për Kosovën shihet vetëm lufta
Karçiq shton se Kremlini ishte duke dërguar mesazh të qartë në shtetet e Ballkanit “ne ju konsiderojmë si pjesë të rrëfimit tonë dhe sferës së ndikimit”.
Ai thotë se ultranacionalisti Mirolad Dodik ishte konkret kur tha se: “fitorja ndaj nazistëve ishte e mundur pasi që njerëzit e Bashkimit Sovjetik, ashtu si njerëzit e Jugosllavisë ishin serb dhe bënë sakrifica të pamatshme për lirinë”. Ai shtoi: “Po të mos ishte ajo sakrificë, ne as sot nuk do të ishim duke e festuar lirinë e Evropës”