Anija më e madhe e marinës iraniane u fundos në Gjirin e Omanit, pasi fillimisht u përfshi nga flakët, në rrethana ende të panjohura.
Marina tha se 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, përpara se të shpëtoheshin të gjithë.
Zjarri shpërtheu në dhomën e motorit, tha marina, por nuk dha më shumë detaje.
“Zjarrfikësit luftuan 20 orë për të shuar zjarrin”, thuhet në deklaratë.
Sipas mediave iraniane, zjarri nisi rreth dy orë pas mesnatës së shkuar.
Anija mbante emrin e ishullit ku ndodhet terminali kryesor i naftës në Iran – Kharg.
Edhe
Fundoset një anije e mallrave në Gjirin Persik, shpëtohen dhjetëra anëtarë të ekuipazhit
Anija ndodhej afër portit iranian Jask, rreth 1,270 kilometra në juglindje të Teheranit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit.
“Anija stërvitore”, siç iu referua media shtetërore iraniane, u ndërtua në Britani në vitin 1977.
Ajo u përfshi në marinën iraniane në vitin 1984.
-
Goditet anija iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, një i vrarë dhe tre të plagosur
-
Irani akuzon SHBA-në se shënjestroi një cisternë pranë ishullit Kharg
-
SHBA-ja kryen sulme të reja ndërsa Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
-
SHBA-ja thotë se Irani ka goditur një anije, ndalen evakuimet e anijeve nga Hormuzi