Policia e Hong Kongut përdori të dielën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që mbajtën demonstrata në zonën Shui Po dhe një rreth qendër popullore tregtare në Gjirin e Causeway-t.
Ky raund tubimesh pro-demokracisë shënon fundjavën e dhjetë me radhë të mbajtjes së demonstratave.
Zyrtarët kinezë janë të indinjuar që Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab pati një bisedë telefonike me udhëheqësen e Hong Kongut, Carrie Lam të premten në lidhje me demonstratat, transmeton voa.
Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze shprehu pakënaqësinë duke kërkuar “që pala britanike të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet që ndërhyjnë në punët e Hong Kongut”, duke e quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.
Të shtunën, megjithëse policia kishte ndaluar disa marshime proteste, duke përmendur frikën e dhunës, mijëra banorë, të zemëruar nga indiferentizmi i qeverisë dhe metodat e ashpra të policisë, u përleshën në gjithë qytetin duke përdorur taktika guerile urbane për të bllokuar rrugët, terminalin e aeroportit, marshimin masiv, duke shpërfillur gazin lotsjellës.
-
Berisha: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar
-
Hong Kongu arreston të tjerë për djegien e ndërtesave teksa numri i të vdekurve arrin në 151
-
Edhe tetë të arrestuar pas zjarrit që la 128 të vdekur në Hong Kong
-
Arrin në 128 numri i viktimave nga zjarri në Hong Kong, zyrtarët thonë se alarmet e zjarrit s’funksiononin
-
Arrin në 83 numri i të vdekurve nga zjarri në Hong-Kong