Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për 400% rritje, përkatësisht për mbi 20,000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5,273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur.
Sipas OBSH-së, shifrat janë tragjedi.
Pesëmbëdhjetë rajone evropiane kanë pasur shpërthime të mëdha, në mesin e tyre: Rumania, Italia dhe Ukraina, raporton REL.
Njerëzit që shmangin vaksinimin janë pjesë e problemit, thonë ekspertët.
Edhe
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth
“Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët”, tha Suzsanna Jakab, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
Për afro një muaj 14 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK-ja apelon për vaksinim
-
KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët
-
Shtohen rastet me fruth, e shumë më tepër qytetarët që shprehen kundër vaksinimit të fëmijëve