Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Francois Hollande gati për t’u rikandiduar si president i Francës

Vetëm një muaj e gjysmë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, kreu aktual i shtetit, mendon të jetë sërish pjesë e garës për të evituar një fitore të mundshme të Lë Pen.

Një surprizë e vërtetë në garën presidenciale në Francë: Francois Hollande është i gatshëm që të kandidojë sërish "in extremis" për të qenë kreu i shtetit dhe për një mandat tjetër. Duhet vetëm një muaj e gjysëm për raundin e par ëtë zgjedhjeve për të mësuar se kush do të drejtojë Francën, dhe presidenti aktual, i alarmuar nga mundësia e një fitoreje të Marine Le Pen, mund të mendohet sërish dhe të bëhet pjesë e garës. Lajmi është publikuar nga e përditshmja franceze "Le Parisien", e cila shton se ai ka mbledhur ndërkohë 500 firmat që i duhen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një fjalim në fillim të muajit dhjetor në një fjalim para francezëve, ai deklaroi se nuk kishte ndërmend të rikandidonte në zgjedhjet e pranverës, në një kohë që popullariteti i tij shënonte rënie drastike.

Sipas burimeve të ndryshme gazetareske pranë Elizeut, Hollande do të zbresë në skenë vetëm në rast se Emmanuel Macron shënon rënie në sondazhe dhe fituesi i zgjedhjeve paraprake, Benoit Hamon, vijon të jetë në kuotën e 14 për qind të mbështetjes

Të mërkurën, në këshillin e ministrave Hollande bëri apel për unitet. Por partia e tij duket më e përçarë se asnjëherë. Burime të besueshme e konsiderojnë vetëm cështje kohe publikimin e një dokumenti nga ana e zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste - duke mos iu bindur disiplinës së zgjedhjeve paraprake - ku thuhet se do të mbështesin Macron dhe jo Hamon. Mes atyre që kanë firmosur janë Jean-Yves Le Drian e Claude Bartolone, ministër i mbrojtjes dhe president i Asamblesë Kombëtare. Por mund të jenë edhe figura të tjera të rëndësishme të qeverisë si Segolene Royal dhe Jean-Marc Ayrault. Ndër të tjera ish-kryebashkiaku i Parisit, Bertrand Delanoe, dhe ish këshilltari i Francois Mitterrand, Jacques Attali, kanë deklaruar më parë se do të votojnë për Macron dhe jo për Hamon.