Mekanizmi më i lartë administrativ i Francës e ka vlerësuar si jashtëzakonisht kufizues numrin prej 30 besimtarësh në faltore. Me vendimin e ri u është dalë në mbrojtje pretendimeve të kishave në vend.
Këshilli Shtetëror i ka dhënë tri ditë afat Qeverisë për ta rishikuar dekretin me qëllim që të përputhet me kërkesat e kishave. Klerikët kanë bërë të ditur se do t’i respektojnë masat qeveritare derisa të bëhet publik verdikti.
Qeveria ngulmoi se masat kishin për qëllim të mbronin shëndetin e besimtarëve në kohë pandemie. Kishat u rihapën pasi presidenti francez mori vendim të enjten për zbutjen e masave.
Shumë besimtarë kanë shprehur zemërimin e tyre para kishave franceze, ku priftërinjtë u kanë kërkuar të presin në radhë, duke respektuar masat për mbrojtje nga infektimi me koronavirus. Edhe klerikët kanë thënë se është goxha sfidues organizimi i lutjeve.
-
Francezët reagojnë pas ashpërsimit të masave
-
Franca po shqyrton mbylljen e shkollave për katër javë
-
Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje
-
10 mijë raste në 24 orë, Franca pritet të marrë masa të ashpra kundër Covid-19
-
Macroni me plan për reformimin e Islamit në Francë