Franca u është bashkuar listës së shteteve që ditëve të fundit kanë raportuar raste rekorde me koronavirus. Të shtunën ajo ka regjistruar 13498 raste të reja, që paraqet ditën më të rëndë deri tash.
Në 24 orët e fundit, nga COVID-19 në Francë kanë vdekur 26 persona. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 31274, ndërsa ai i të infektuarve në mbi 442 mijë.
Edhe Mbretëria e Bashkuar raportoi ditë rekord të rasteve të reja, që nga data 8 maj. Të shtunën në këtë vend u regjistruan 4422 raste të reja me COVID-19, duke e çuar totalin në 390 mijë. 27 persona vdiqën. Numri total i të vdekurve tani është 41759.
Polonia e Indonezia ishin ndër shtetet tjera që raportuan ditë rekord me raste të shtunën.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca regjistron shifër rekorde të rasteve të reja me COVID
-
Franca i regjistron 151 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
171 të vdekur në Francë nga COVID-19 në 24 orët e fundit
-
12.489 raste me COVID-19 në Francë gjatë së shtunës
-
Franca shënon 21,634 të infektuar në 24 orët e fundit, mbi 2.5 milionë gjithsej