Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca shënon 21,634 të infektuar në 24 orët e fundit, mbi 2.5 milionë gjithsej

Franca ka regjistruar 21,634 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithsej Franca ka 2,527,509 raste të konfirmuara me koronavirus, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 62,268.

Aktualisht, ky shtet është në vendin e shtatë me numër më të lartë të të vdekurve nga virusi, raporton Reuters.