Franca të enjten ka regjistruar 6111 raste të reja me koronavirus, duke e bërë këtë ditën më të rëndë me raste të reja që nga përfundimi i masave izoluese dhe ditën e dytë më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.
Dita më e rëndë me rastet e reja në Francë ishte më 30 mars kur ishin regjistruar 7578 raste, raporton “Reuters”.
Ministria e Shëndetësisë në Francë ka thënë se numri total i të infektuarve me koronavirus deri tash është 258 mijë e 698.
Të mërkurën, ky shtet kishte regjistruar 5429 raste të reja me COVID, që ishte rekord për ditët pas izolimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca regjistron shifër rekorde të rasteve të reja me COVID
-
12.489 raste me COVID-19 në Francë gjatë së shtunës
-
Franca shënon 21,634 të infektuar në 24 orët e fundit, mbi 2.5 milionë gjithsej
-
Mbi 60 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë
-
Ditë e rëndë për Francën, 52 mijë raste të reja me COVID-19