Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca pajtohet t’i zbusë kufizimet e lëvizjes me Britaninë

Franca do t’i lejojë lëvizjet nga Britania duke filluar nga e mërkura, pasi dy shtetet kanë arritur marrëveshje për lëvizjet në kufirin që e ndajnë, të mbyllur nga shqetësimet për një variant të ri të koronavirusit, shkruan BBC.

Shtetasit e Bashkimit Evropian dhe ata që transportojnë mallra ndërkombëtarësisht do të jenë në mesin e atyre që do të lejohen të kthehen – nëse së fundi kanë rezultuar negativ në test për virusin.
Rreth 2850 kamionë kanë mbetur të ngujuar në Kent që kur kufiri është mbyllur të dielën.

Ekipi i NHS-së për Testim dhe Gjurmim dhe ushtrua do të vendosen aty për t’i testuar.

Autoritetet franceze kanë thënë se aeroplanët, anijet dhe trenat Eurostar do të rifillojnë shërbimet të mërkurën në mëngjes.

Do të jenë në dispozicion për shtetasit francezë, ata të BE-së dhe njerëzit që kanë vendbanim në Francë, që janë të interesuar të kthehen në shtëpi për Krishtlindje.

Edhe Tre nga mbi 2000 shoferë kamionësh të ngujuar në kufirin Britani – Francë, rezultojnë me koronavirus Botë Tre nga mbi 2000 shoferë kamionësh të ngujuar në kufirin Britani – Francë, rezultojnë me koronavirus

Udhëtimi po ashtu do të jetë në dispozicion për personat që bëjnë udhëtime esenciale, përfshirë stafin shëndetësor që lufton COVID-19, ata që bëjnë transportim të mallrave, peshkatarët dhe shoferët e trenave e të autobusëve.

Por për të udhëtuar, ata duhet të kenë një test negativ 72 orë para udhëtimit.

Do të bëhen teste rapide, që japin rezultat për 20 minuta.

Shoferët do të marrin mesazhin nëpërmjet SMS-it, dhe ky mesazh do t’u jap të drejtën për të kaluar Kanalin.

Edhe BE-ja nxit shtetet ta heqin pezullimin e udhëtimeve nga Britania Botë BE-ja nxit shtetet ta heqin pezullimin e udhëtimeve nga Britania

Një protokoll po finalizohet ende për të parë se çfarë të bëhet me ata shoferë që dalin pozitivë, ka thënë një burim i Qeverisë.

“Shtetasve francezë, njerëzit që jetojnë në Francë dhe ata që kanë arsye legjitime, do të duhet të kenë test negativ”, ka thënë ministri i Transportit i Francës, Jean-Baptiste Djebarri.