Botë

Franca mohon se i ka thyer sanksionet evropiane duke furnizuar me pajisje ushtarake Rusinë

franca

Franca ka mohuar se i ka thyer sanksionet evropiane që i ishin vendosur Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Në një hetim të “Disclose” thuhet se Franca ka vazhduar t’i shesë Rusisë pajisje ushtarake edhe pas vendosjes së sanksioneve nga BE-ja.

Raportohet se pajisje në vlerë 152 milionë euro ishin aprovuar për eksport në Rusi që nga viti 2014, ndërsa janë cituar dokumente “top sekrete” dhe burime publike.

Shumica e pajisjeve ishin “kamera termale” për të pajisur më tepër se 1000 tanke ruse. Po ashtu janë shitur edhe “sisteme navigimi dhe sensorë infra të kuqe për aeroplanë luftarakë dhe helikopterë”. Këto janë prodhime të Thalesit dhe Safranit, dy kompani ku aksionari më i madh është shteti i Francës.

Tanke dhe aeroplanë luftarakë janë përdorur në pushtimin rus të Ukrainës që nga nisur më 24 shkurt.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Bashkimi Evropian kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë sa i përket armëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Francës, Herve Grandjean, ka mohuar se Franca ka shkelur sanksionet.

“Franca ndjek në mënyrë strikte angazhimeve ndërkombëtare sa i përket eksportit të pajisjeve ushtarake”, ka thënë ai.

Por, ka shtuar se në klauzolë është se kontrata e nënshkruar para aneksimit të Krimesë mund të realizohet.

“Nuk ka pasur kontrata të reja me Rusinë që nga viti 2014. Nuk janë bërë dërgesa në Rusi që nga fillimi i luftës në Ukrainë”, thotë Grandjean.