Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca miraton kodin e veshjes për deputetët

Franca miratoi sot një kod veshje dhe sjelljeje për deputetët e saj, pas “skandaleve mediatike” të së majtës radikale, të denoncuara ashpër nga deputetët e partisë së presidentit, Emmanuel Macron.

Në fillim të dhjetorit, deputeti François Ruffin (LFI, i së majtës radikale) ishte ulur në radhët e Asamblesë Kombëtare (dhoma e ulët) me një fanellë ngjyrë të gjelbër të një ekipi të vogël të futbollit amator të rajonit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pak më parë, deputetë të së njëjtës parti, nën drejtimin e Jean-Luc Mélenchon, u spikatën duke vënë në dukje Kodin e punës për të denoncuar reformën e tij, apo më tej me konserva apo paketime me makarona me vlerë 5 euro kundër një ulje të barasvlershme të bonusit për strehim të kërkuar nga qeveria, transmeton kp.

Këto veprime u dënuan si “skandale mediatike” nga ana e kryetarit të Asamblesë, François de Rugy, anëtar i Republikës në Lëvizje (LREM), partia e presidentit, Emmanuel Macron.