Botë

Franca e paralajmëron Britaninë për negociata të zorshme të pas-Brexitit

Franca e ka paralajmëruar Britaninë që të bëhet gati për një betejë të sertë me BE-në, në negociatat tregtare të pas-Brexitit.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian parashikon se dy palët “do ta bëjnë copash njëra tjetrën”, në mësymjen për avantazh gjatë negociatave.

Ai po ashtu ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do ta ketë të zorshme të arrijë marrëveshje për tregti të lirë deri kah fundi i vitit.

Qeveria britanike ka thënë ndërkaq se synon një marrëveshje të bazuar tek “bashkëpunimi miqësor midis dy të barabartëve”.

Mbretëria e Bashkuar u largua formalisht prej BE-së dy javë më parë, por vazhdon të bëjë tregti si shtet anëtar, në kuadër në një periudhe transicioni që merr fund më 31 dhjetor.

Duke folur gjatë një konference sigurie në Munih të dielën, Le Drian ka thënë se dy palët vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës rreth një numri çështjesh, raporton BBC, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë: “Mendoj se në çështjet rreth tregtisë dhe mekanizmin për raportet e ardhshme, ne do ta bëjmë copash njëri-tjetrin”.

“Por ajo është pjesë e negociatave, secili do t’i mbrojë interesat e veta”.