Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca do ta ndihmojë Malin e Zi kundër sulmeve kibernetike

Franca do ta ofrojë ekspertizën e saj në fushën e sigurisë kibernetike për institucionet qeveritare në Mal të Zi, me kërkesë të këtij vendi anëtar të NATO-s, i cili është objektiv i një sulmi të madh hakerësh ndaj institucioneve qeveritare, njoftuan sonte autoritetet franceze.

“Qeveria franceze i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve malazeze dhe po vë në dispozicion Agjencinë Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit (ANSSI) për të kryer një mision mbështetjeje dhe asistence në zbulimin, analizën dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike," tha përfaqësuesi i qeverisë i ngarkuar për tranzicionin digjital dhe telekomunikacionin Jean-Noël Barrot.

Sipas tij, ANSSI do t'i sigurojë Malit të Zi kapacitetet e tij për analiza dhe këshilla, ekspertizë dhe njohuri për të nisur masat e para emergjente.

Barrot shtoi se misioni është në përputhje me projektin e krijimit të një qendre rajonale për zhvillimin e kapaciteteve kibernetike, të udhëhequr nga Franca dhe Sllovenia, me seli në Mal të Zi.

Ndryshe, serverët e qeverisë së Malit të Zi ishin ende sot objektiv i sulmeve kibernetike, por ato janë neutralizuar, sipas autoriteteve.

Edhe Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike Botë Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike

Ata thonë se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta, por paralajmërojnë se këtyre sulmeve nuk u duket fundi. As motivet dhe as pasojat nuk janë vërtetuar ende, thonë zyrtarët.

Deri më tani dihet se të dhënat në kompjuterët e nëpunësve civilë janë komprometuar. Dyshohet se prapa sulmeve qëndrojnë hakerë nga Rusia./KSP