Franca dhe Gjermania janë duke u përgatitur për të reduktuar furnizimin me gazin rus, ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire, të enjten.
Këtë deklaratë Le Maire e ka dhënë si kundërpërgjigje ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka nënshkruar një dekret me të cilin nga 1 prilli “shtetet e shpallura jomiqësore” duhet ta paguajnë gazin rus në rubla, raportoi BBC-ja.
“Nesër mund të ketë një situatë në të cilën nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe në fakt jemi duke u përgatitur", ka thënë Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman, Robert Habeck.
Me anë të dekretit të nënshkruar, Putin ka thënë se kontratat do të ndërpriten nëse pagesat nuk kryhen në rubla.
-
Komisioni Evropian me paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përshpejtohet ndalimi i gazit rus
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Gjermania thotë se po hapet një dritare për dialog mes Evropës dhe Rusisë për Ukrainën
-
Rusia dhe Kina rikthejnë planet për ndërtimin e tubacionit të madh të gazit mes dy vendeve