Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca dënon policin që ofendoi viktimën e sulmit seksual

Qeveria franceze ka dënuar veprimet e një oficeri policie të Parisit i cili ishte suspenduar pasi dyshohet se u incizua duke thënë se një mësuese parisiene e cila kishte raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht, ishte “bushtër”, raporton Guardian.

Avokatët dhe grupet e të drejtave reaguan pasi incizimi u lëshua në një faqe ku polici fyen vazhdimisht gruan kur e merr në pyetje për rastin e saj.

Mësuesja kishte telefonuar policinë për sulm seksual nga një i panjohur që e kishte kapur në rrugë. I dyshuari ishte arrestuar më pas.

Më vonë atë ditë, një tjetër polic e telefonoi gruan nga stacioni policor. Ai la një mesazh duke i thënë se donte të fliste me gruan për rastin. Por, nuk e mbylli telefonin mirë. Telefoni i gruas e regjistroi atë për tre minuta duke bërë shaka me kolegun e tij dhe duke thënë se rasti nuk kishte kuptim, teksa disa herë përsëriste fjalën “bushtër”, dhe se ajo kinse po përpiqej t’ia bënte jetën më të vështirë një burri.