Personat që janë abuzuar seksualisht në fëmijëri nëpër kisha në Francë mund t'u paguhet dëmshpërblim deri në 60 mijë euro, shkruan Anadolu Agency.
Sipas lajmeve të mediave lokale, Autoriteti Kombëtar i Pavarur i Njohjes dhe Kompensimit (INIRR), i themeluar në fund të vitit 2021 do të vlerësojë shumën e kompensimit për viktimat e abuzimit seksual në fëmijëri në kisha, bazuar në llojin e abuzimit seksual, qëndrimin e kishës ndaj viktimës dhe pasojat në shëndetin e viktimës.
INIRR ka përcaktuar shumën maksimale të kompensimit që do të paguajë administrata e kishës si 60 mijë euro.
Deri më tani, afërsisht 735 persona në vend kanë aplikuar pranë INIRR për dëmshpërblim material ose jomaterial.
Në raportin e lëshuar nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kisha (CIASE) në tetor 2021, vihet re se 330 mijë fëmijë janë abuzuar seksualisht në kisha dhe organizata të lidhura në Francë që nga viti 1950.
-
Çdo vit rreth 160 mijë fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në Francë
-
Mbi 4,800 viktima të abuzimit seksual në Kishën Katolike të Portugalisë
-
330 mijë fëmijë, viktima të abuzimit seksual nga Kisha në Francë
-
Mijëra priftërinj të Kishës në Francë akuzohen për pedofili
-
Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual në çerdhe e shkolla në Francë