Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mijëra priftërinj të Kishës në Francë akuzohen për pedofili

Mijëra pedofilë kanë vepruar brenda Kishës Katolike franceze që nga viti 1950, thuhet nga një komision që ka bërë hetimin e abuzimeve nga anëtarët e Kishës, raporton mediumi BBC.

Jean-Marc Sauve, nëpunës i lartë civil tha për mediat franceze se Komisioni ka gjetur prova për 2.900 deri në 3.200 abuzues, nga gjithsej 115.000 priftërinj dhe klerikë të tjerë.

“Ky është një vlerësim minimal”, tha ai.

Raporti i plotë pritet të publikohet gjatë së martës, i bazuar në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat.

Hetimi është porositur nga Kisha Katolike franceze në 2018-n, pas një numri skandalesh në vende të tjera.

Anëtarët e komisionit përfshinin mjekë, historianë, sociologë dhe teologë. Më shumë se 6,500 viktima dhe dëshmitarë u kontaktuan për dy vjet e gjysmë. Raporti përfundimtar është 2,500 faqe.