Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca anulon festimet për Vitin e Ri

Ngjarjet festive në Francë janë anuluar për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Ndërkohë, Qeveria ka këshilluar qytetarët të mos grumbullohen gjatë festave të fundvitit, si dhe të testohen përpara se të takojnë të afërmit.

Franca është vendi i parë që ka ndaluar tubimet publike në natën e Vitit të Ri, pra të gjitha ngjarjet festive.

“Nuk do të ketë fishekzjarrë”, ka thënë kryeministri francez Jean Castex, i cili vuri në dukje se në fillim të janarit, Omicron do të bëhet varianti dominues në vend.

Autoritetet franceze vendosen kufizime të rrepta për udhëtarët nga Britania, ndërsa duke filluar nga e shtuna, udhëtarët e huaj do të hyjnë në vend vetëm për arsye të rëndësishme. Ata gjithashtu duhet të kenë një test negativ në 24 orët e fundit dhe të karantinohen për të paktën 2 ditë.