Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca ankohet se Britania nuk po bashkëpunon për të ndaluar kalimet ilegale nëpër Kanal

Në një raport francez është thënë se Britania nuk po koordinohet sa duhet me Francën në përpjekjet për të zvogëluar numrin e kalimeve ilegale të migrantëve nëpër Kanalin Anglez me anije te vogla.

Franca “po lufton për të zhvilluar marrëveshje bashkëpunimi operacionale” me Britaninë, thuhet në raportin e publikuar nga “Gjykata e Llogarive”, trup që auditon përdorimin e fondeve publike nga qeveria dhe parlamenti.

Raporti i referohet veçanërisht një njësie të përbashkët të krijuar më 2020 për të luftuar kontrabandën me njerëz dhe zvogëluar numrin e njerëzve që kalojnë kanalin, raportoi AP. 

Aty thuhet tutje se “britanikët nuk ofrojnë informacion të nevojshëm për anijet e vogla dhe japin informacion shumë të përgjithshëm, të pakontrolluara”.

“Marrëdhëniet mes Francës dhe Britanisë janë të pabalancuara sa i përket shkëmbimit të informacionit dhe inteligjencës”.