Sot në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi për krijimin e legjionit të të huajve, që do të luftojnë në kuadër të Ukrainës.
Ndërkohë, Ushtria e Ukrainës në një postim në Facebook, ka publikuar një foto me ushtarë të huaj.
Është raportuar nga mediat ndërkombëtare për mijëra aplikime nga të huajt për t'iu bashkangjitur trupave ukrainase në luftë kundër Rusisë.
Zelenskyy i kishte ftuar edhe më parë të huajt ta ndihmojnë luftën e vendit të tij.
Qeveria britanike të dielën njoftoi se do të përkrahë të gjithë ata që do të shprehen të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për të luftuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Mijëra të interesuar nga jashtë, Ukraina formon legjionin e të huajve
-
Zelensky kërkon vendosjen e trupave të huaja në Ukrainë deri në anëtarësimin në NATO
-
Zelensky nënshkruan ligjin e ri të mobilizimit ushtarak
-
Zelensky i quan të papërgatitur trupat e reja që Rusia ka futur në Ukrainë
-
Ukraina: 20.000 vullnetarë të huaj duan të bashkohen për luftë kundër Rusisë