Prokuroria Speciale e Bullgarisë ka filluar hetime të gjëra kundër 29 bullgarëve, kryesisht nga qyteti Kameno, pasi që policia greke ka zbuluar zinxhirin e ri për shitjen e foshnjave në Greqi, transmeton Koha.net.
Nga fillimi i këtij viti për trafikim foshnjash janë dënuar dy persona. Në prokurori thonë se trafikimi i foshnjave dëshmohet shumë vështirë, e procesi gjyqësor zhvillohet vetëm nëse viktima në fund nuk i merr paratë e premtuara, njoftojnë agjencitë .
Sipas informatave të sektorit joqeveritar, foshnjat shiten 5000 euro, nga të cilat 3000 euro i marrin trafikantët
Nënat e foshnjave të shitura janë kryesisht rome.
Thuhet se shtatzënat nga Bullgaria shkojnë për të lindur në Greqi,atje ato i marrin etërit grekë e në gjithë këtë gjoja marrin pjesë avokatë e mjekë.
-
Bullgaria kthen një foshnjë, e lindur dhe e braktisur në Kosovë
-
Zbulohet në kufirin Bullgari-Rumani një fabrikë shtypi eurosh të falsifikuara
-
Gjendet një grup fëmijësh në një shtëpi në Bosnjë, arrestohen tre persona për trafikim
-
Greqia shkatërron grupin kriminal që po trafikonte gra kolumbiane
-
Rreth 50 punonjës shëndetësorë në Turqi akuzohen për vdekjen e 10 foshnjave