Një shoqatë bamirësie paralajmëroi se foshnjat e komunitetit mysliman Rohinga që kanë lindur në kampet e refugjatëve apo në vendbanimet e improvizuara, nga dita e parë e lindjes "ndodhen në rrezik të madh të prekjes nga sëmundjet, kequshqyerja e dhe mundësitë për të vdekur përpara se të mbushin moshën 5 vjeç".
Të premten një zëdhënës i organizatës “Save the Children” tha se në kampe mungojnë kushtet higjenike duke u shdërruar në një terren potencial për zhvillimin e sëmundjeve si difteria, fruthi dhe kolera.
Sipas Evan Schuurman, pritet që në vitin 2018 më shumë se 48 mijë foshnja Rohinga të lindin në kampet në jug të Bangladeshit duke e nisur jetën në disavantazh, në kampe të mbipopulluara dhe një situatë të ashpër me standarde të dobëta higjenike.
Ushtria e Mianmarit është akuzuar për nisjen e një fushatë për djegien e fshatrave Rohinga në muajin gusht, në përgjigje të sulmeve ndaj postave të policisë në Mianmar nga militantët Rohinga.
Kombet e Bashkuara dhe SHBA i kanë karakterizuar veprimet e kryera nga forcat e Mianmarit si "spastrimin etnik"./VoA
-
Dy varka me refugjatë dyshohet se janë fundosur pranë Birmanisë, besohet për mbi 500 të vdekur
-
OKB: Mbi 700 civilë u vranë nga ushtria e Mianmarit gjatë periudhës zgjedhore
-
Shitja e fëmijëve për të mbijetuar: Afganët detyrohen të marrin vendime të vështira
-
Banorët e revoltuar djegin një qendër trajtimi për Ebolën në Kongo
-
"Nëse flemë, ata na kafshojnë" - Brejtësit mbushin kampet e banorëve të zhvendosur të Gazës