Botë

Foshnja e mumifikuar shekuj më parë vdiq nga mungesa e dritës së diellit

Për shekuj me radhë, varreza e një prej familjeve më të vjetra aristokrate në Austri ka ruajtur një sekret tragjik. Një djalë, ndoshta jo më i madh se një ose dy vjeç, i cili vdiq jo nga mungesa e ushqimit apo nga ndonjë lëndim. Por për një mungesë të thjeshtë të dritës së diellit në lëkurën e tij.

Djali u gjet i mumifikuar në varrezën familjare të Starhembergut, i varrosur atje diku mes shekujve 16 dhe 17. Tiparet e tij të vogla janë të thata por të detajuara, trupi i tij ende i mbështjellë me një rrobë mëndafshi, shkroi të mërkurën ScienceAlert.

Megjithatë, pavarësisht se jetoi një jetë të privilegjuar, ekzistenca e tij e shkurtër qartë nuk ishte e shëndetshme.

Autopsia e kufomës së tij ka zbuluar deformimin e brinjëve të tij që tregojnë shenjat klasike të kequshqyerjes, veçanërisht mungesën e vitaminës D.

Analizat zbuluan se fëmija ishte mbipeshë krahasuar me foshnjat e asaj kohe. Kështu që, studiuesit thanë se kishte shumë më pak gjasa që ai të kishte mungesë të vitaminës C.

Vitamina D nga ana tjetër nuk merret nga ushqimi në sasi të madhe, por prodhohet në lëkurë përmes reaksioneve kimike që varen nga rrezatimi ultravjollcë, duke sugjeruar se fëmija ishte i kequshqyer jo për mungesë ushqimi, por nga mungesa e dritës së diellit. Vitamina është thelbësore në ndërtimin e eshtrave gjatë fëmijërisë, që shpjegon anomalitë e eshtrave të tij.

Studimi i mushkërive të fëmijës zbuloi shenja të pneumonisë vdekjeprurëse, një infeksion i zakonshëm te foshnjat me mangësi të vitaminës D.

Studiuesve iu deshtë deri në shekullin 19 ta zbulonin se ekspozimi në diell është i domosdoshëm për formimin e eshtrave - shumë vonë për ta ndihmuar foshnjën Starhemberg.

Foshnja e mumifikuar në Austri është vetëm një fëmijë nga një familje në një pjesë të Evropës, por duke marrë parasysh si disa foshnja janë varrosur dhe ruajtur në kushte të mira, zbulimi është një dritare interesante për të parë kushtet ku kanë jetuar foshnjat e të pasurve gjatë këtyre shekujve.

Gjatë asaj kohë, aristokratët shpesh shmangnin diellin për ta mbajtur lëkurën e tyre të bardhë, një shenjë që tregonte kategorinë e lartë të shoqërisë evropiane. Vetëm punëtorët dhe fshatarët rrinin në diell.

Image