Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Foshnja 5-ditëshe, që u gjet në një kanal në Indi, po e rimerr veten

Një foshnje pesë-ditëshe, që ishte shpëtuar nga një kanal në qytetin në Indi, Mumbai, ku ishte lënë të vdiste, është duke e rimarrë veten në spital lokal.

Mjekët në spitalin Rajawadi kanë thënë për BBC-në se foshnja është duke u përmirësuar dhe se shëndeti i saj po monitorohet.

Policia tha se banorët e gjetën foshnjën pasi disa mace u mblodhën në një vend përgjatë rrugës dhe filluan të bënin zhurmë.

Zyrtarët po hetojnë se si foshnja ka përfunduar në kanal.

Policia nuk ka spekuluar mbi motivet e mundshme, por braktisjet e ngjashme në të kaluarën i janë referuar preferencës në Indi për djemtë. Gratë shpesh diskriminohen, dhe vajzat shihen si barrë financiare, veçanërisht në mesin e komuniteteve të varfëra.

Foshnja u shpëtua nga një ekip policor i udhëhequr nga gratë nga një lagje periferike në Mumbai të dielën.

Edhe Foshnja gjendet e gjallë në një kuti druri që notonte në një lum të Indisë Botë Foshnja gjendet e gjallë në një kuti druri që notonte në një lum të Indisë

Pasi e nxorën foshnjën e mbështollën dhe e çuan në spital.

“Kur e nxorëm foshnjën jashtë, ajo po ngrinte, krahët e saj ishin bërë të kaltër. Ne kërkuam pak ujë të ngrohtë dhe leckë për ta pastruar foshnjën”, tha Sheetal Sonawane nga Policia e Mumbait.

Mjekët në spitalin Rajawadi thonë se foshnja është në gjendje stabile.