Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forumi Ekonomik i Davosit hapet me fjalime alarmuese

Themeluesi dhe kryetari i Forumit Ekonomik Botëror ka njoftuar në sesionin hapës të mbledhjes vjetore në Davos se bota po përballet me sfida të pashembullta dhe po shkon drejt rritjes së fragmentimit dhe konfrontimit.

“Brezi ynë ka arritur një pikë kthese, duke u përballur me probleme vërtet ekzistenciale si ndryshimet klimatike, shfrytëzimi i natyrës, incidente apo luftëra të mundshme bërthamore, varfëri ekstreme dhe viruse. Të gjitha ato mund të çojnë në një zhdukje të pjesëve të mëdha të popullsisë sonë globale”, ka theksuar Schwab në fjalën e tij hyrëse.

Mirëpo ai ka dhënë një notë pozitive, duke thënë se përmes përgjegjësisë kolektive, inovacionit, vullnetit të mirë dhe zgjuarsisë njerëzore, “ne kemi kapacitetin t’i kthejmë sfidat në mundësi”.

Pjesëmarrësit në Davos po përballen me diskutimet për luftën globale, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, e cila ka vrarë mijëra civilë, ka zhvendosur miliona njerëz dhe ka tronditur tregjet e ushqimit dhe karburantit në mbarë botën.