Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat ukrainase rimarrin kontrollin në dy brigjet e lumit Oskil

Forcat ukrainase kaluan lumin Oskil në rajonin verilindor të Kharkivit dhe tani kontrollojnë të dy brigjet e lumit, ka bërë të ditur ushtria vendase të dielën shkruan CNN-i.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës kaluan limin Oskil. Që nga dje, Ukraina kontrollon edhe bregun e majtë”, ka njoftuar Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike në Telegram.

Qendra postoi gjithashtu një video që tregon një urë mbi lumin dhe një kalim të automjeteve ushtarake.

Në fillim të këtij muaji, Kirill Imashev, korrespodent ushtarak në kanalin rus Telegram Readovka, tha se forcat ruse ishin larguar nga qyteti Kupyansk në rajonin e Kharkivit dhe ishin tërhequr përtej grupit për t’u rigrupuar.

“Gjatë ditës së kaluar, njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën sulmet e armikut në zonat Kupyansk, Hoptivka, Mykolaivka Druga, Vesela Dolyna, Odradivka, Maryinka, Novomykhailivka dhe Pravdyne”, tha ushtria ukrainase.

Edhe Zelensky shfaqet me video në qytetin që Putini pretendoi se Rusia e kishte “çliruar” Botë Zelensky shfaqet me video në qytetin që Putini pretendoi se Rusia e kishte “çliruar”

“Gjatë ditës, pushtuesit rusë lëshuan 3 raketa dhe 11 sulme ajrore, kryen më shumë se 40 granatime me MLRS (Multiple Launch Rocket System) mbi objektet në territorin e Ukrainës”, tha ushtria ukrainase, duke shtuar se “infrastruktura e më shumë janë dëmtuar më shumë se 20 vendbanime”.

Të dielën, forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase kryen 20 sulme; 15 prej tyre në “zonat e përqendrimit të fuqisë njerëzore dhe bastioneve të armikut” dhe katër prej tyre goditën “pozicionet e sistemeve raketore kundërajrore”, shtoi ushtria ukrainase, pa specifikuar vendndodhjet në këto sulme.