Forcat ukrainase kanë rimarrë rreth 20% të territorit që humbën në qytetin e Severodonetskut, thotë kreu i rajonit lindor të Luhanskut.
“Ndërsa më parë situata ishte e vështirë, përqindja [e mbajtur nga Rusia] ishte diku rreth 70%, tani ne i kemi shtyrë tashmë me rreth 20%”, ka thënë Serhiy Haidai për televizionin kombëtar.
Forcat ruse janë ende të përqendruara në qytet, thanë forcat e armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook.
Severodonetsku është strategjikisht jetik pasi nëse e marrin forcat ruse do të thotë se ata kontrollojnë pothuajse të gjithë Luhanskun.
Rajoni i Donbasit përbëhet nga Luhansku dhe Donetsku. Disa besojnë se presidenti Vladimir Putin mund të shpallë fitoren në luftë nëse forcat ruse marrin kontrollin e Donbasit.
-
Putin: Ukraina tani kontrollon vetëm 15% të Donetskut
-
Ukraina synon lindjen pas përparimeve nga një kundërofensivë
-
Shpenzimet e luftës dobësojnë planin e Rusisë për pushtim
-
Pas pushtimit të Luhanskut, luftimet zhvendosen në rajonin e Donetskut
-
Zelensky premton: Ukraina do t’i rimarrë qytetet e pushtuara nga Rusia