Forcat e sigurisë në Sudan kanë sulmuar një protestë pro-demokracisë që po mbahej para kazermës ushtarake në kryeqytetin Khartoum.
Së paku tetë protestues janë vrarë pasi ushtria ka hapur zjarr ndaj masës. Sudani po qeveriset nga një Këshill ushtarak qëkur presidenti Omar-al Bashir u hoq nga pushteti përmes grusht-shtetit në muajin prill.
Qytetarët përmes protestave, po kërkojnë qeveri civile për të marrë udhëheqjen e shtetit, transmeton KTV. Gjatë së hënës, forcat e sigurisë ia kanë mësyrë pikës kryesore të protestës në të cilën janë dëgjuar edhe të shtënat, ndërsa Këshilli qeverisës deklaroi se ushtria po tenton shpërndarjen e protestuesve.
Në anën tjetër, protestuesit kanë djegur goma dhe kanë vendosur barrikada në tentim për t’i shmangur forcat e sigurisë.