Pengmarrësi në qendrën tregtare në Dresden të Gjermanisë ka vdekur.
Ai vdiq pas lëndimeve që mori pak pasi forcat speciale u futën në objekt.
I armatosuri fillimisht e kishte vrarë nënën e tij në apartament dhe më pas kishte shkuar në qendër ku mori një grua dhe një fëmijë peng.
Bild ka raportuar se i armatosuri u plagos rëndë dhe nuk dëgjohej pas lëndimeve që pësoi.
Policia plagos pengmarrësin në qendrën tregtare në Gjermani
Policia e Gjermanisë ka arritur ta neutralizojë të armatosurin në qendrën tregtare.
Forcat policore janë futur aty dhe kanë plagosur pengmarrësin. Raportohet se është lënduar rëndë, ndërsa pengjet kanë shpëtuar pa lëndime.
I armatosuri i kishte marrë dy pengje, një grua dhe një fëmijë, raportoi Bild.
Rrethohet qendra tregtare në Gjermani, dyshohet për pengmarrje
Policia ka evakuuar një qendër tregtare dhe zonat përreth në qytetin gjerman të Dresdenit të shtunën pasi po dyshohet për situatë pengmarrjeje.
E përditshmja gjermane “Bild” ka raportuar se një burrë i armatosur e ka vrarë fillimisht nënën e tij në apartament e më pas është futur në një stacion radioje lokale ku ka shtënë disa herë para se të largohej drejt qendrës tregtare ku ka marrë peng disa njerëz.
Është shtuar prezenca e policëve në qendrën tregtare “Altmarktgalerie” e cila është rrethuar tërësisht me shirita, raportoi Reuters.
“Policia e Dresdenit aktualisht po ndërmerr një operacion në Dresden. Arsyeja është se ka dyshim për një situatë rrëmbimi”, ka thënë policia.