Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat izraelite vrasin tre palestinezë të armatosur

Forcat izraelite të sigurisë vranë tre persona të armatosur palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar të martën, tha shërbimi i sigurisë së brendshme të Izraelit.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi se tre palestinezë ishin vrarë në incident. Një burim palestinez tha se burrat i përkisnin grupit militant të Xhihadit Islamik.

Shërbimi i sigurisë Shin Bet i përshkroi burrat si një "skuadër terroriste" që kishte kryer sulme me armë zjarri kundër ushtarëve dhe civilëve izraelitë në zonë gjatë javëve të fundit.