Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat izraelite të maskuara si gra e mjekë sulmojnë spitalin e Bregut Perëndimor, thonë se vranë 3 militantë

Forcat e armatosura izraelite të maskuar si gra dhe punonjës mjekësorë, të martyën kanë sulmuar një spital në Bregun Perëndimor, duke vrarë tre palestinezë që sipas tyre i përkisnin grupit militant Hamas, dhe po e shfrytëzonin spitalin si strehë për t’u fshehur.

Ushtria izraelite pretendoi se njëri nga ata që u shenjtëruan në aksion u kishte transferuar armë dhe municione të tjerëve për një sulm të planifikuar, që sipas tyre supozohet se ishte i frymëzuar nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor.

AP-ja shkruan se ushtria izraelite nuk ka ofruar prova për të mbështetur këtë pretendim.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se forcat izraelite hapën zjarr brenda reparteve të spitalit Ibn Sina në qytetin e Jeninit. Ministria dënoi sulmin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion ushtrisë izraelite për të ndaluar operacionet e tilla nëpër spitale.

Një zyrtar i spitalit tha se nuk ka pasur shkëmbim zjarri, duke treguar se ishte vrasje e planifikuar.

Edhe Të paktën 30 të vrarë nga sulmet izraelite në veri të Gazës të enjten Botë Të paktën 30 të vrarë nga sulmet izraelite në veri të Gazës të enjten

Pamjet që thuhet se ishin të kamerave të sigurisë nga spitali që qarkulluan në mediat sociale treguan për një duzinë të forcave të fshehura, shumica nga ta të armatosur, të maskuar si gra myslimane me shami ose staf i spitalit me rroba të bardha të mjekëve.

Njëri me maskë kirurgjikale po mbante një pushkë në njërin krah dhe një karrocë të palosur në tjetrën. Forcat u panë duke kontrolluar njërin nga burrat, që ishte gjunjëzuar pranë një muri, me duar të ngritura.

Izraeli ka qenë nën kritika të ashpra për sulme në spitalet e Gazës, të cilët kanë vepruar si strehë për njerëzit e zhvendosur dhe gjithashtu si një vend për shpëtimin e mijëra palestinezëve të plagosur në luftë.

Izraeli thotë se militantët përdorin spitalet, sidomos në Gazë, për t’u fshehur ose për të nisur operacionet. Ushtria ka gjetur tunele nëntokësore në afërsi të spitaleve dhe thotë se ka gjetur armë dhe automjete të përdorura më 7 tetor në terrenin e spitalit.

Edhe Izraeli thotë se ka arrestuar 100 militantë të dyshuar të Hamasit në një spital në Gaza Botë Izraeli thotë se ka arrestuar 100 militantë të dyshuar të Hamasit në një spital në Gaza

VIDEO: