Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Forcat afgane zotohen për kundërsulm në rajonet e zaptuara nga talebanët

Forcat qeveritare kanë paralajmëruar kundërsulme në rajonet veriore të Afganistanit, pas humbjes së territorit ndaj talebanëve. Këshilltari i sigurisë kombëtare afgane, Hamdullah Mohib, që ishte në Moskë të hënën për bisedime me zyrtarët e sigurisë, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve RIA se forcat qeveritare nuk e kanë pritur sulmin taleban porse sigurisht do të kundërpërgjigjen.

Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar të hënën se konsullata ruse në qytetin e Mazar-i-Sharifit, në veri të Afganistanit, do ta pezullojë punën shkaku i shqetësimeve për siguri.

Vënia e rajonin nën kontrollin e serishëm të talebanëve ka ndodhur vetëm pak ditë pas nisjes së tërheqjes graduale të forcave ndërkombëtare, prirë nga ato amerikane, prej Afganistanit.