Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

FMN-ja synon të ashpërsojë luftën ndaj korrupsionit

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të rishikojë rolin e vendeve të përparuara në korrupsion, do të vlerësojë ndikimin ekonomik të qeverisjes së dobët dhe do të japë rekomandime politike, ndërsa në të njëjtën kohë do të shtrëngojë ndjekjen e korrupsionit në vendet që japin hua, njoftoi sot organizata financiare, transmeton KP.

“Në kuadër të sistemit të menaxhimit të rishikuar anembanë botës, FMN-ja do të vlerësojë fusha të tilla si menaxhimi i buxhetit, mbikëqyrja e sektorit financiar, kontrollet e bankës qendrore, rregulloret e tregut dhe sundimi i ligjit”, thuhet në deklaratë.