Ekonomia botërore është në rrezik për një tjetër krizë financiare, për shkak se qeveritë dhe rregullatorët kanë dështuar në zbatimin e reformave të nevojshme për të mbrojtur sistemin e sjelljeve të papërgjegjshme, paralajmëroi Fondi Monetar Ndërkombëtar.
“Duke pasur parasysh faktin se niveli i borxhit global është në mënyrë të konsiderueshme më i lartë që nga koha e krizës së fundit në vitin 2008, ekziston rreziku që disa pjesë të sistemit financiar për të cilin nuk ka ende asnjë rregullore do të shkaktojë panik globale”, thuhet në raportin e FMN-së "Reforma Rregullatore: Dhjetë vjet pas krizës së fundit financiare globale", shkruan Guardian, transmeton kp.
Kreditori ndërkombëtar thotë se "mbikëqyrësit duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me këto zhvillime".
Si arsye për shqetësim, FMN-ja konsideron rritjen dramatike të kreditimit nga ana e "bankave në hije" në Kinë dhe në anën tjetër dështimin për të vendosur kufizime të rrepta të kompanive dhe fondeve të sigurimit që menaxhojnë pasuritë.
-
FMN: Ekonomia globale në rrezik recesioni nëse lufta me Iranin vazhdon
-
FMN-ja për Kosovën: Ngadalësim i ekonomisë, rritje e inflacionit dhe rreziqe nga pasiguria politike
-
Raporti i FMN-së për rritjen ekonomike përplas pushtetin me opozitën
- Buxhetet më të mëdha të mbrojtjes s’mjaftojnë për ta bërë Evropën më të sigurt
-
Dobruna alarmon për krizë dramatike ekonomike