Fixhi ka thënë në një samit aziatik të sigurisë se ndryshimi i klimës është një kërcënim më i madh për Paqësorin sesa tensionet ushtarake.
“Mitralozat, avionët luftarakë ... nuk janë shqetësimi ynë kryesor i sigurisë. Kërcënimi i vetëm më i madh për vetë ekzistencën tonë është ndryshimi i klimës”, ka thënë ministrja e Mbrojtjes e Fixhit, Inia Seruiratu, shkruan BBC-ja të dielën.
Ajo po i drejtohej një samiti në Singapor, i cili u fokusua në tensionet Kinë-SHBA dhe luftën në Ukrainë.
Ciklonet kanë goditur vazhdimisht Fixhin dhe vendet e tjera të ulëta të Paqësorit.
|Kjo kërcënon vetë shpresat dhe ëndrrat tona për prosperitet. Ndryshimet klimatike shkatërruese të shkaktuara nga njerëzit”, u tha në samit.
Përmbytjet në Fixhi të shkaktuara nga ciklonet tropikale kanë zhvendosur mijëra njerëz në vitet e fundit dhe kanë shkaktuar kërdi ekonomike.
- Kosova në udhëkryq strategjik
-
Shefi i Pentagonit paralajmëron aleatët aziatikë për kërcënimin nga Kina
-
Forcimi ushtarak i NATO-s po rrezikon botën, paralajmëron studimi
-
Xi i thotë Putinit se bota është në kaos por se marrëdhënia me Rusinë është e qëndrueshme
-
Aliu: Ndryshimet klimatike, ndër problemet dhe sfidat më të mëdha të Kosovës