Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fiset e Indisë kërkojnë statusin e fesë

Qytetarëve u lejohet të bashkohen vetëm me një nga gjashtë fetë e njohura zyrtarisht të Indisë - hinduizmi, budizmi, krishterimi, islami, jainizmi dhe sikizmi. Ndërsa ata mund të zgjedhin kategorinë "Të tjerët", shumë adhurues të natyrës janë ndier të detyruar nga sistemi i përkatësisë fetare të vendit që lidhen me një nga gjashtë besimet e përmendura

Dymbëdhjetë besimtarë - që praktikonin me krenari një besim të panjohur zyrtarisht nga qeveria - dolën nga një shtëpi prej balte dhe marshuan drejt një korije të shenjtë që besohej se ishte shtëpia e perëndeshës së fshatit. Të udhëhequr nga prijësi i fshatit Gasia Maranda, ata mbanin toteme fetare - mes tyre një shtambë prej dheu, një hark e një shigjetë dhe një sëpatë flijimi.

Maranda dhe të tjerët në Guduta, fshat i largët fisnor në shtetin lindor të Odishës të Indisë që qëndron në një peizazh pyjor në dukje të pafund, janë "Adivasis" ose fiseve indigjene, të cilët i përmbahen Sarna Dharmas. Është sistem besimi që ndan fije të përbashkëta me shumë fe të lashta të botës që adhurojnë natyrën.

Atë ditë brenda korijes adhuruesit shfaqën nderimin e tyre për botën natyrore, duke bërë rrathë rreth një bime sal dhe tre gurë të shenjtë, secili për shpirtrat keqdashës që ata besojnë se duhet të kënaqen. Ata u gjunjëzuan ndërsa Maranda lyente gurët, u përkul para bimës së shenjtë dhe vendosi gjethe të freskëta të mbuluara me një pastë nga plehu i lopës.

“Zotat tanë janë kudo. Ne shohim më shumë në natyrë se të tjerët”, tha Maranda, ndërsa i çoi burrat në shtëpitë e tyre.

Ligji për fetë

Edhe Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë Kuriozitet 2 j. më parë Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë

Por qeveria nuk e njeh ligjërisht besimin e tyre – një fakt që po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë grumbullimi për ndryshim për disa nga rreth 5 milionë fiset indigjene në vend që ndjekin Sarna Dharman. Ata thonë se njohja formale do të ndihmonte në ruajtjen e kulturës dhe historisë së tyre në vazhdën e erozionit të ngadaltë të të drejtave të fiseve indigjene në Indi.

Qytetarëve u lejohet të bashkohen vetëm me një nga gjashtë fetë e njohura zyrtarisht të Indisë - hinduizmi, budizmi, krishterimi, islami, jainizmi dhe sikizmi. Ndërsa ata mund të zgjedhin kategorinë "Të tjerët", shumë adhurues të natyrës janë ndierë të detyruar nga sistemi i përkatësisë fetare të vendit të lidhen me një nga gjashtë besimet e përmendura.

Grupet fisnore kanë mbajtur protesta në mbështetje të dhënies së statusit fetar zyrtar të Sarna Dharmas në prag të regjistrimit të ardhshëm kombëtar, i cili i detyron qytetarët të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare.

Protestat kanë marrë vrull pas zgjedhjes së fundit të Droupadi Murmu, gruaja e parë fisnore që shërbeu si presidente e Indisë, duke rritur shpresat se fitorja e saj historike do të sjellë vëmendjen ndaj nevojave të popullsisë indigjene të vendit, e cila është rreth 110 milionë njerëz sipas regjistrimi kombëtar. Ata janë të shpërndarë nëpër shtete të ndryshme dhe të fragmentuara në qindra klane, me legjenda, gjuhë dhe fjalë të ndryshme për perënditë e tyre - shumë, por jo të gjithë ndjekin Sarna Dharman.

Salkhan Murmu, një ish- ligjvënës dhe aktivist i komunitetit, i cili gjithashtu aderon në Sarna Dharma, është në qendër të protestave që kërkojnë njohjen e fesë së tij nga qeveria.

Në një protestë të fundit në Ranchi, kryeqyteti i shtetit lindor Jharkhand, burra dhe gra u ulën këmbëkryq në një autostradë duke bllokuar trafikun, ndërsa Murmu fliste nga një skenë aty pranë. I veshur me një tunikë dhe pantallona tradicionale pambuku, Murmu shpjegoi se si ankthet për humbjen e identitetit dhe kulturës së tyre fetare po nxisin kërkesën për njohje formale.

"Kjo është një luftë për identitetin tonë", i tha Murmu turmës, e cila mbajti grushtet në ajër dhe bërtiti: "Fitore për Sarna Dharman". Duartrokitje të forta përshkuan vendin.

Fushata fetare

Murmu po e çon gjithashtu fushatën e tij për njohjen e fesë përtej qendrave të qyteteve dhe në fshatrat e largëta fisnore. Mesazhi i tij: Nëse Sarna Dharma zhduket, një nga lidhjet e fundit të vendit me banorët e tij të hershëm shkon me të. Është një argument bindës i dëshmuar nga numri në rritje i anëtarëve të fiseve që mblidhen pas Murmut, të cilët po ndihmojnë në shndërrimin e ngadaltë të fushatës në një lëvizje sociale.

"Nëse feja jonë nuk do të njihet nga qeveria, unë mendoj se ne do të shuhemi", tha Murmu, ndërsa një grup fshatarësh u grumbulluan rreth tij në fshatin Angarpada të Odishës. “Në momentin kur kalojmë në ndonjë fe tjetër me forcë, me presion ose me kënaqësi, do të humbasim të gjithë historinë tonë, mënyrën tonë të jetesës”.

Përpjekjet e Murmus janë vetëm shtytja e fundit për njohje zyrtare.

Në vitin 2011, një agjenci qeveritare për fiset indigjene i kërkoi qeverisë federale të përfshinte Sarna Dharman si një kod të veçantë feje në regjistrimin e atij viti. Në vitin 2020, shteti Jharkhand, ku njerëzit e fisit përbëjnë gati 27% të popullsisë, miratoi një rezolutë me një objektiv të ngjashëm.

Qeveria federale nuk iu përgjigj asnjëherë kërkesës.

Një argument për dhënien e njohjes zyrtare të Sarna Dharmas është numri i madh i adhuruesve të natyrës në Indi, tha Karma Oraon, një antropologe që dha mësim në Universitetin Ranchi dhe ka studiuar jetën e fiseve indigjene për dekada.

Regjistrimi kombëtar i vitit 2011 tregon se adhuruesit e Sarna Dharmas në Indi janë më të shumtë se xhainët, të cilët janë zyrtarisht grupi i gjashtë më i madh i besimit të vendit. Hindusët janë numri 1, duke përbërë gati 80% të 1.4 miliardë njerëzve në Indi.

Më shumë se gjysma - një numër afër 4.9 milionë - zgjodhën opsionin e fesë "Të tjerët" në regjistrimin kombëtar të vitit 2011, të identifikuar më tej si adhurues të Sarna Dharmas. Në mënyrë të krahasueshme, popullsia xhainiste e Indisë është pak më shumë se 4.5 milionë njerëz.

“Popullsia jonë është më shumë se besimtarët e regjistruar që ndjekin xhainizmin. Pse atëherë besimi ynë nuk mund të njihet si një fe më vete?”, tha Oraon.

Dekada më parë kishte më shumë mundësi për fiset indigjene.

Edhe Herati nën kontroll: Si talebanët po i japin fund qytetit më kozmopolit të Afganistanit Botë 5 d. më parë Herati nën kontroll: Si talebanët po i japin fund qytetit më kozmopolit të Afganistanit

Regjistrimi, i filluar më 1871 nën sundimin britanik, dikur lejoi përzgjedhjen e "animistëve", "aboriginëve" dhe "fiseve". Kategoritë u hoqën në vitin 1951 kur u krye regjistrimi i parë në Indinë e pavarur.

Disa shpresa për t'i dhënë Sarna Dharmas statusin zyrtar mund të frenojnë kërcënimet e ndryshme ekzistenciale ndaj besimit.

Mjedisi natyror është i lidhur integralisht me identitetin e adhuruesve, por pyjet e lashta që zhduken shpejt dhe shkelja nga kompanitë e minierave ka bërë që shumë të largohen nga fshatrat fisnore, duke krijuar një shkëputje brezash midis ndjekësve, tha Oraon. Plus, shumë nga brezat e rinj po braktisin zakonet e tyre fetare shekullore për jetën urbane.

"Ne po kalojmë një krizë identiteti", tha Oraon.

Grupet nacionaliste

Shqetësimet e tij janë rritur pasi grupet nacionaliste hindu, përfshirë partinë qeverisëse të kryeministrit Narendra Modi, kanë kërkuar të sjellin adhuruesit e natyrës në grupin hindu. Ata janë të motivuar nga fitimet e mundshme elektorale, por gjithashtu duan të forcojnë agjendën e tyre për të transformuar një Indi laike në një shtet të qartë hindu.

Këto përpjekje burojnë nga një besim i mbajtur prej kohësh se fiset indigjene të Indisë janë fillimisht hindu, por pasuesit e Sarna Dharmas thonë se besimi i tyre është i ndryshëm nga ai monoteist dhe politeist.

Sarna Dharma nuk ka tempuj dhe shkrime të shenjta. Adhuruesit e tij nuk besojnë në parajsë apo ferr dhe nuk kanë imazhe të perëndive dhe perëndeshave. Ndryshe nga hinduizmi, nuk ka asnjë sistem kaste apo besim të rilindjes.

"Njerëzit e fiseve mund të ndajnë disa lidhje kulturore me hindutë, por ne nuk jemi asimiluar në fenë e tyre", tha Oraon.

Përqafimi gradual i vlerave hindu dhe të krishtera nga disa grupe fisnore indigjene i ka përkeqësuar shqetësimet e tij.

Në fund të shekullit 19 shumë njerëz të fiseve në Jharkhand, Odisha dhe shtete të tjera hoqën dorë nga adhurimi i natyrës - disa vullnetarisht dhe të tjerë të nxitur nga paratë, ushqimi dhe arsimi falas - dhe u konvertuan në krishterim. Grupet hindu dhe myslimanë inkurajuan gjithashtu konvertimin, duke e hequr më tej numrin e adhuruesve të natyrës.

Në disa raste konvertimet u rezistuan, tha Bandhan Tigga, një udhëheqës fetar i Sarna Dharmas. Kur grupet hindu u shfaqën, disa njerëz të fiseve sakrifikuan lopë, një kafshë e shenjtë për indianët. Ata therën gjithashtu derra, të konsideruar të papastër në islam, kur erdhën misionarët myslimanë.

“Në secilin rast gratë lyenin ballin e tyre me yndyrë derri ose lope, në mënyrë që asnjë burrë hindu apo mysliman të mos mund të martohej me to”, tha Tigga, duke veshur një peshqir pambuku me vija të bardha dhe të kuqe rreth qafës, një dizajn që gjithashtu përbën flamuri Sarna Dharma që valëvitet në majë të shtëpisë së tij në Murma, një fshat në Jharkhand.

Shumica e misionarëve të krishterë përballen me rezistencë këto ditë, por konvertimet mund të ndodhin ende, tha Tigga, i cili udhëton në pjesë të largëta të Indisë lindore për të bindur të konvertuarit që të kthehen në besimin e tyre të lashtë.

Për Sukhram Munda, një burrë në fund të ‘80-ave, shumëçka tashmë është zhdukur.

Ai është stërnipi i Birsa Munda, një lider karizmatik indigjen i shekullit 19, i cili udhëhoqi komunitetin e tij të lidhur me pyjet në revoltë kundër kolonialistëve britanikë. Legjenda e Mundës u rrit pas vdekjes së tij dhe statujat prej bronzi të tij u shfaqën pothuajse në çdo fshat fisnor në shtet. Së shpejti, një njeri që adhuronte natyrën u adhurua nga njerëzit e tij.

Por feja e Mundës mezi i mbijetoi sulmit të konvertimeve në fshatin e tij stërgjyshor Ulihatu në Jharkhand. Gjysma e pasardhësve të tij u konvertuan në krishterim, tha Sukhram. Tani, gjëja e parë që shohin vizitorët në Ulihatu është një kishë, një ndërtesë e madhe e bardhë që bie në sy kundër gjelbërimit të pyjeve përreth.

Edhe “Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut Botë 1 muaj më parë “Kthehu në vendin tënd”: Migrantët përballen me presion për t’u larguar nga Afrika e Jugut

"Ky ka qenë fshati ku ne adhuronim natyrën", tha Sukhram. "Tani gjysma e njerëzve as nuk e kujtojnë fenë që ndiqnin paraardhësit e tyre".

Përktheu: Forca Jashari