Kryeministri i Finlandës ka njoftuar të mërkurën se vendi i tij po përgatit pakon e 18-të të mbrojtjes për Ukrainën dhe se ajo do të përfshijë armë të rënda dhe municione, raporton agjencia AP.
Petteri Orpo e bëri njoftimin pas bisedimeve me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Kiev.
Ai ishte në mesin e disa personaliteteve të huaja, duke përfshirë presidentët e Portugalisë dhe Lituanisë që vizituan Ukrainën.
Vizita e tyre përkon me Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Kryeministri finlandez: Kina mund të luajë rol kyç në përfundimin e luftës në Ukrainë
-
Franca kundërshton blerjen e armëve amerikane nga Ukraina
-
Zelensky: Aleatët nuk kanë dhënë garanci të qarta sigurie
-
Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të përfshijnë angazhime të detyrueshme, thotë dokumenti